Në një ekonomi dhe treg gjithnjë të ndryshueshëm, studentët tanë janë të pajisur me aftësi që i bëjnë ata më fleksibilë dhe të përshtatshëm përballë këtyre ndryshimeve. Edhe pse studentët zgjedhin një fushë studimi, ata janë të inkurajuar të studiojnë sa më shumë fusha tjera që e zgjerojnë diapazonin e tyre në sa më shumë ide dhe koncepte, gjë që ndikon në përmirësimin e punës së tyre si dizajnerë. Të diplomuarit nga ky program studimor fitojnë njohuri dhe kompetenca në art dhe dizajn, mendim kritik, struktura dhe materiale, teknologji informative, realitet virtual/shtuar (VR/AR), teori dhe kritikë arti dhe dizajni, punë ekipore dhe shkenca shoqërore.
Specializimet në Bachelor:
● Dizajn Grafik dhe i Komunikimit
● Dizajn i Produkteve
● Dekorim Ndërtesash dhe Mobilim
● Dizajn Mode dhe Tekstili *
*(Dizajn Mode dhe Tekstili vetem ne deget Prizren dhe Ferizaj)
“Programi që aplikohet në Fakultetin Dizajn i Integruar ofron qasje sistematike kundrejt modës, në kuadër të së cilës zhvillohen koncepte të kërkimit kreativ".
"Unë zgjodha dijen, e aty ku ishte dija, ishte UBT".
Kjo faqe është specifike për Fakultetin Dizajn i Integruar,
Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor
Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore
www.ubt-uni.net