Shkenca Politike

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Programi u mundëson studentëve të zgjerojnë dhe avancojnë njohuritë e tyre teorike dhe praktike mbi zhvillimet poltike në vend, rajon dhe botë. Përmes këtij programi studimi, studentët përgatiten si politologë dhe studiues të rrethanave politike, por mbi të gjitha, përgatiten të gjejnë zgjidhje profesinale për secilin problem të shoqërisë.

We are Recognised for Excellence 5 star

Pse të studioni Shkenca Politike ?

Si rezultat i praktikave të shumta dhe njohurive të fituara nga ekspertët më të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, studentët fitojnë kompetencë të lartë profesionale për t’u punësuar në institucione shtetërore, publike dhe private të Kosovës, si dhe në ato ndërkombëtare. Ndërkaq, përpos qasjes së lehtë në tregun e punës, studentët e këtij programi e kanë mundësinë e studimit jashtë vendit përmes programit PoSIG.

Specializimet në Bachelor:

  • Administrim publik
  • Marrëdhënie ndërkombëtare
  • Studime evropiane

Programi në Master

Programi i Përbashkët i Masterit në Shkencat Politike – Integrimi dhe Qeverisja (PoSIG) është një program i integruar dhe i mbështetur në standardet ndërkombëtare dhe standardet e mësimdhënies së shkencave politike.

Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (Joint Master in Political Science – Integration and Governance) ofron module në të gjitha fushat e shkencave politike, si Politika krahasuese, Integrim evropian, Marrëdhënie ndërkombëtare, Administratë dhe politika publike, Teori politike, etj.

Çfarë na dallon?

  1. Përmes programit “PoSIG”, studentët kanë mundësi të vijojnë studimet me bursë të plotë studimi në disa universitete evropiane
  2. Pjesëmarrja e përvitshme e studentëve në konferenca, punëtori dhe gara ndërkombëtare
  3. Mbi 98% e të diplomuarve në Shkenca Politike, tashmë janë të punësuar

Fakte dhe shifra për UBT-në

18000 Studentë
1000 Staf akademik & administrativ
450 Partneritete ndërkombëtare
50 Programe studimi të akredituara
72 Specializime të akredituara

Çka thonë të tjerët për ne?

“Fillimisht ngrohtësia që institucioni na jep është e jashtëzakonshme, më pas cilësia në studime në UBT nuk krahasohet me asnjë institucion tjetër të arsimit të lartë. Andaj, secili student që dëshiron të ketë karrierë të suksesshme do t’ia rekomandoja UBT-në për vazhdimin e studimeve universitare, ndërkaq punësimi është i garantuar ende pa përfunduar studimet”.

Samire Sadiku

“Regjistrimi në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT ishte vetë suksesi, pasi që më dha mundësi të marrë njohuritë e para, më pas fitova bursë për të vazhduar studimet jashtë Kosovës”

Ardita Metolli

“Cilësia në studime, infrastruktura, stafi akademik dhe administrativ janë meritorët e sukseseve të studentëve të UBT-së. Ata ndihmohen në çdo aspekt, sidomos në ngritjen e nivelit akademik”

Refik Shema

Partnerët tanë

Studio në UBT dhe përfito
të gjitha këto mundësi !

Kjo faqe është specifike për Fakultetin Shkenca Politike,

Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor Programi Master

Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore

www.ubt-uni.net