Programi Politike Publike dhe Menaxhim në mënyrë të veçantë ndërthurë analizën e politikave publike, menaxhimin e financave publike, teknologjinë e informacionit, zhvillimin e lidershipit, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe analizimin e të dhënave. Ky program ofron një planprogram të bazuar në aftësi, për shkak të fuqisë punëtore në zhvillim, prandaj studentët tanë përgatiten dhe diplomohen me një set aftësish udhëheqëse dhe menaxhuese.
Specializimet në Master:
"Arsyeja se pse kam zgjedhur programin Politika Publike dhe Menaxhim është sepse mendoj që esenca e edukimit nuk duhet të kufizohet vetëm tek nota, por se sa vihen në praktikë dija dhe përvoja e fituar gjatë studimeve. Sipas meje, studimi kësaj fushe sa është profitabil për mua, aq është edhe për zhvillimin e vendit tim, kjo sepse kjo fushë ngërthen shumë me tepër sesa vetem çështjet e politikave publike".
“Studimet në UBT i bën të veçanta përkushtimi që institucioni ka ndaj studentëve. Institucioni ofron cilësi të lartë në mësimdhënie, ka profesorë të shkëlqyer dhe motivues. Gjithashtu, ofron edhe mundësi për zhvillimin profesional të studentëve, pjesëmarrje në konferenca të ndryshme, si dhe aktivitete të shumta me interes që zhvillohen në kuadër të UBT-së, dhe jo vetëm”.
“Profesionistët e politikave publike janë profesionistë në rënie në Kosovë. UBT na ka ofruar një programtë tillë, të cilën mundësi ne si studentë e shohim si shumë të vlefshme dhe që po na ndihmon të kyçemi me lehtë në tregun e punës”.
Kjo faqe është specifike për Fakultetin Politika Publike dhe Menaxhim,
Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Master
Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore
www.ubt-uni.net