Programi i Infermierisë është i bazuar në praktikën e dokumentuar mirë, zhvillimin dhe punën kërkimore, që pasqyrojnë kërkesat aktuale të profesionit. Kësisoj, të diplomuarit e këtij programi arrijnë kompetenca të larta profesionale infermierore, duke ofruar shërbime rehabilituese, promovuese, shëruese dhe mbrojtëse, teksa përvetësimi i pjesës praktike mundësohet dhe realizohet në Poliklinikën e licencuar të UBT-së dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, në Spitalet Rajonale dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
“Në UBT kam marrë njohuritë dhe praktikat profesionale në profesionin që kam zgjedhur. Ky institucion dallon nga të tjerët, sepse kombinon anën teorike me anën praktike. Për të zgjedhur se ku do të studiosh do të thotë të realizosh atë çfarë ke ëndërruar. Hapja e dyerve drejt suksesit dhe ngritja ime akademike është bërë falë stafit profesional më cilësor në vend dhe në rajon”.
“Në UBT kam arritur të përvetësoj shumë njohuri mbi degën e Infermierisë. UBT ka një staf adekuat për ngritje profesionale të studentëve, gjithashtu ka sjellë profesorë nga shtetet më të zhvilluara të botës, të cilët shpalosën para nesh eksperiencën e tyre. Kjo ishte një ndihmë shumë e madhe për mua dhe për studentët e tjerë në aspektin e formimit si një kuadër sa më cilësor”.
“UBT është ndër institucionet më të mira për studime të Infermierisë, që i ofron kushtet më të mira, laboratorët më modernë, literaturën e nevojshme, dhe mbi të gjitha, profesorët që janë shumë të përgatitur dhe të sjellshëm me studentët, andaj zgjedhja më e duhur për studime të Infermierisë, është UBT”.
Kjo faqe është specifike për Fakultetin Infermieri,
Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor
Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore
www.ubt-uni.net