Inxhinieri e Mekatronikës

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Programi Inxhinieri e Mekatronikës është krijuar për të përgatitur inxhinierët që janë të përkushtuar për të pasur një karrierë sa më të mirë në fushën e mekatronikës, me mundësi shumë të madhe të punës, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën. Studentët do të fitojnë aftësi për të dizajnuar sisteme mekatronike, komponente ose procese për të përmbushur nevojat e shoqërisë, duke i pasur parasysh kufizimet reale, të tilla si: ekonomike, mjedisore, sociale, etike, politike, shëndetësore, si dhe të sigurisë, produktivitetit dhe qëndrueshmërisë.

We are Recognised for Excellence 5 star

Pse të studioni Inxhinieri e Mekatronikës ?

Shkathtësitë dhe njohuritë multidisiplinare që do të fitohen në programin Mekatronikës u japin studentëve bazë solide që u nevojitet për të zgjidhur problemet komplekse të inxhinierisë. Kjo mundësohet nga puna laboratorike, që bëhet konform kërkesave për punësim të personave me profesionin e Mekatronikës, duke qenë se kërkesat për profesionistët e kësaj fushe janë shumë të mëdha, e pritet të rriten edhe më shumë në 10 vitet e ardhshme.

Specializimet në Bachelor:

  • Inxhinieri e Mekatronikës
  • Automatizimi industrial dhe procesi i kontrollit
  • Dizajnimi i produkteve industriale
  • Sistemet inteligjente dhe robotikë
  • Inxhinieria biomjekësore
  • Inxhinieria elektrike dhe elektronike
  • Inxhinieria mekanike dhe e materialeve
  • Inxhinieria e telekomunikacionit
  • Inxhinieria e hapësirës ajrore

Specializimet në Master:

  • Inxhinieri e Mekatronikës
  • Dizajni i produkteve industriale
  • Inxhinieria dhe teknologjia e procesit të prodhimit

Çfarë na dallon?

  1. Program studimor në harmoni me aktet juridike vendore dhe me standardet e Bashkimit Evropian (Karta e Bolonjës) dhe staf akademik profesional me përvojë shumëvjeçare të marrë në vendet e BE-së
  2. Mbi 98% e studentëve të cilët mbarojnë studimet në këto program janë të punësuar në sektorë të ndryshëm të industrisë brenda dhe jashtë Kosovës
  3. Diploma që merret në këtë fakultet është me vlerë të barabartë dhe e pranuar në të gjitha vendet e BE-së dhe më gjerë

Fakte dhe shifra për UBT-në

18000 Studentë
1000 Staf akademik & administrativ
450 Partneritete ndërkombëtare
50 Programe studimi të akredituara
72 Specializime të akredituara

Çka thonë të tjerët për ne?

“Të jesh pjesë e UBT-së do të thotë të jesh në hap me trendin teknologjik të botës, sepse UBT-ja është institucioni ku jetësohet teoria në praktikë".

Saranda Demolli

“Kushtet që më janë ofruar gjatë studimeve dhe stafi akademik mbështetës konsideroj që e bëjnë UBT-në shumë të veçantë. Stafi akademik me potenciale të reja të zhvillimit në fusha të ndryshme shkencore, mbetet një arsye tjetër që ky institucion është dhe do të mbetet lider në gjitha programet e studimit, e veçanërisht në Mekatronikë”.

Erjon Ameti

“UBT ishte i vetmi institucion në vend i cili ofronte studimet në fushën e mekatronikës. Anash kësaj, ky institucion veçse ishte zgjedhja e shumicës se rinjve të cilët dëshironin të zhvilloheshin në fushën e teknologjisë pasi që ishte institucioni me numrin më të madh të studentëve të suksesshëm në këtë drejtim”.

Roni Kasemi

Partnerët tanë

Studio në UBT dhe përfito
të gjitha këto mundësi !

Kjo faqe është specifike për Fakultetin Inxhinieri e Mekatronikës,

Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor Programi Master

Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore

www.ubt-uni.net