Media dhe Komunikim

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Fakulteti Media dhe Komunikim është i vetmi në rajon dhe si i tillë zhvillon procesin mësimor dhe atë të kërkimit shkencor bazuar në një infrastrukturë të pajisur mirë me pajisjet e nevojshme dhe ato mbështetëse në nivel të lartë. Programi Media dhe Komunikim përgatitë profesionistë të medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun, të cilët përballen me sfidat e profesionit qysh në studime, pasi që e kanë mundësinë e kryerjes së punës praktike brenda institucionit, ku funksionojnë televizioni, radio, gazeta, revista dhe portali i UBT-së.

We are Recognised for Excellence 5 star

Pse të studioni Media dhe Komunikim ?

Në përshtatje të trendit të fundit medial në botë, Fakulteti Media dhe Komunikim ka gërshetuar gazetarinë, komunikimin, marrëdhëniet me publikun, regjinë, kamerën & fotografinë, gazetarinë online dhe menaxhimin e medias. Si rezultat, studentët përgatiten profesionalisht dhe fitojnë njohuri gjithëpërfshirëse për t’u bërë profesionistë të secilit specializim.

Specializimet në Bachelor: 

  • Gazetari
  • Komunikim
  • Menaxhim i medias
  • Marrëdhëniet me Publikun
  • Regjia Televizive
  • Gazetaria On-Line
  • Kamera dhe Fotografia

Specializimet në Master:

  • Komunikimi politik dhe Organizatat
  • Mediat digjitale dhe Komunikimi

Çfarë na dallon?

  1. Programi më gjithëpërfshirës dhe unik në rajon në sferën e medias dhe komunikimit
  2. Mundësia për përvetësim të plotë praktik të profesionit përbrenda laboratorëve të fakultetit
  3. 98% e të diplomuarve në Fakultetin Media dhe Komunikim janë punësuar në institucione shtetërore, publike dhe private.

Fakte dhe shifra për UBT-në

18000 Studentë
1000 Staf akademik & administrativ
450 Partneritete ndërkombëtare
50 Programe studimi të akredituara
72 Specializime të akredituara

Çka thonë të tjerët për ne?

"Fakulteti Media dhe Komunikim bën goxha punë, sidomos konferenca që mbledh ekspertë të fushave të ndryshme, por edhe të medias dhe komunikimit, e kjo na ndihmon neve si gazetarë që jemi kureshtarë të njihemi nga afër me aspektet tjera të jetës"

Adelheid Feilcke, drejtoreshë e programeve për Evropë në Deutsche Welle

“Jam shumë e lumtur që ende pa i përfunduar studimet kam arritur të punësohem, kjo është e veçantë e UBT-së që i ndihmon studentët e vet në zhvillimin profesional dhe i përkrahë për qasje në tregun e punës”

Fjolla Gjinovci

“Pjesa teorike e mësuar në UBT ka qenë bazë për formësimin tim si gazetar, pa të cilën vështirë se do të arrija këtu ku jam. Njëkohësisht, mësimet e marra në UBT kanë qenë çelës për karrierën time tashmë profesionale”

Flamur Gajtani

Partnerët tanë

Studio në UBT dhe përfito
të gjitha këto mundësi !

Kjo faqe është specifike për Fakultetin Media dhe Komunikim,

Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor Programi Master

Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore

www.ubt-uni.net