Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Krahas mësimdhënësve të përgatitur për të udhëhequr studime të avancuara në programet e MBE-së, gjithashtu ofrohet infrastruktura moderne dhe laboratorë të sofistikuar të teknologjisë informative, që ndikojnë në formimin e ekspertëve të kompletuar nga fusha e ekonomisë, inxhinierisë, prokurimit publik, marketingut dhe shitjes, ndërmarrësisë dhe promovimit të investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

We are Recognised for Excellence 5 star

Pse të studioni Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi ?

Gjatë krijimit të programeve të studimit, UBT ka dizajnuar programe specifike duke marrë në konsideratë kërkesat e tregut në harmonizim me trendet vendore, rajonale dhe ato botërore. Për të adresuar nevojat e tregut, MBE, varësisht nga dega ofron specializime apo lendë nga fusha specifike. Studentët e diplomuar gjenden shumë mirë në treg të punës, si në akademi, ashtu e dhe në sektorë të tjerë nga industria, të cilët kanë krijuar besim në studentët e diplomuar të Fakultetit MBE.

Në Prishtinë, dy specializime: 

  • Prishtinë
    • Financa, Banka dhe Sigurime
    • Kontabilitet, Auditim dhe Tatime

 

Ndërsa në degët Ferizaj, Prizren dhe Pejë, në vitin e tretë studentët mund të zgjedhin lëndë sipas fushave në vijim:

  • Ferizaj, në vitin e tretë, lëndët sipas fushave:
    • Menaxhment, Ndërrmarrësi dhe Inovacion
    • Marketing dhe Shitje
    • Biznes Ndërkombëtar
    • Kontabilitet, Auditim dhe Tatime
  • Prizren, në vitin e tretë, lëndët sipas fushave:
    • Financa, Banka dhe Sigurime
    • Marketing dhe Shitje
    • Menaxhment, Ndërrmarrësi dhe Inovacion
  • Pejë, në vitin e tretë, lëndët sipas fushave:
    • Financa, Banka dhe Kontabilitet
    • Marketing dhe Shitje
    • Menaxhment, Ndërrmarrësi dhe Inovacion
Në semestrin e tretë studentët mund të zgjedhin lëndë sipas fushave në vijim:
  • Financa, Banka dhe Kontabilitet
  • Marketing dhe Shitje
  • Menaxhimi, Ndërmarrësia dhe Inovacioni
  • Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit

Çfarë na dallon?

  1. Diplomë e njohur ndërkombëtarisht dhe mundësi studimi jashtë vendit përmes Erasmus+

  2. Diplomë e dyfishtë e UBT-së me Universitetin e Napolit (Itali) dhe Danube Krems (Austri)

  3. Mundësi për start-up biznesor në Inkubatorin e Biznesit të UBT-së

Fakte dhe shifra për UBT-në

18000 Studentë
1000 Staf akademik & administrativ
450 Partneritete ndërkombëtare
50 Programe studimi të akredituara
72 Specializime të akredituara

Çka thonë të tjerët për ne?

“UBT veçohet  për  mundësitë që i ofron dhe mbështetjen që ua jep të rinjve, konkretisht studenteve të vet. Falë kësaj mbështetjeje, unë sot jam e punësuar në UBT”.

Elirjeta Beka

“Padyshim që UBT më ka ofruar mundësi të shumta dhe më ka hapur rrugët për një karrierë të suksesshme, pasi që falë studimeve cilësore që kam ndjekur, kam vërejtur menjëherë efektin dhe dobishmërinë e ligjëratave dhe punës praktike. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me UBT-në dhe do t’ua rekomandoja të gjithë atyre që mendojnë të zhvillohen ose të avancojnë në karrierë”

Argjend Rashiti

“Përmes UBT-së unë kam marrë shumë njohuri të reja dhe i kam forcuar njohuritë paraprake. UBT më ka ofruar mundësi shumë të mira të studimit, si nga infrastruktura, profesorët, e sidomos asistentët, të cilët janë shumë të motivuar për punën e tyre dhe janë të gatshëm në çdo kohë të ndihmojnë studentët”.

Andi Shemsedini

Partnerët tanë

Studio në UBT dhe përfito
të gjitha këto mundësi !

Kjo faqe është specifike për Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi,

Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor Programi Master

Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore

www.ubt-uni.net