Sistemet e Informacionit

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Studimet në Sisteme të Informacionit janë një zgjedhje adekuate për të ardhmen profesionale dhe një hap i rëndësishëm e me shumë mundësi në ekonominë e re digjitale. Studentët e këtij programi përvetësojnë ndërlidhjen e biznesit dhe teknologjisë, duke ndjekur zhvillimet e fundit përkrahë njëra- tjetrës.

We are Recognised for Excellence 5 star

Pse të studioni Sistemet e Informacionit ?

Për të pasionuarit pas shkencave kompjuterike dhe biznesit, programi Sistemet e Informacionit krijon një ndërlidhje unike dhe tejet të nevojshme për kërkesat e tregut aktual të punës. Duke përcjellë qëllimet e kuptueshme, konceptet teorike, modelet dhe mjetet, ky program synon të krahasojë problemet në botën reale në fushën e sistemeve të informacionit dhe të trajnojë studentët në zgjidhjen e problemeve madhore të kësaj fushe.

Specializimet në  Bachelor:

  • Sisteme të Informacionit

Specializimet në Master:

  • Sistemet e Informacionit për Biznes
  • Sistemet e Informacionit për Biblioteka dhe Arkivim
  • Komerci Elektronik

Çfarë na dallon?

  1. Programi me specializimet më gjithëpërfshirëse në rajon, që ndërlidhin në mënyrën më të mirë të mundshme aspektet teknike të TI-së dhe sistemet e biznesit
  2. Ky program studimi garanton sukses të plotë në punësim, si dhe bursa të shumta për vazhdim të studimeve në universitete të njohura evropiane
  3. Të diplomuarit në Sisteme të Informacionit janë kërkesë e tregut dhe niveli i punësimit të tyre është 98%

Fakte dhe shifra për UBT-në

18000 Studentë
1000 Staf akademik & administrativ
450 Partneritete ndërkombëtare
50 Programe studimi të akredituara
72 Specializime të akredituara

Çka thonë të tjerët për ne?

"Studimet në UBT më kanë ndihmuar shumë në çdo aspekt dhe mund të them që falë UBT-së kam arritur të punësohem në “Basic Health Information System”, si trajnuese e sistemit”.

Arbëreshë Cacaj

“Konsideroj që rol shumë të rëndësishëm në avancimin tim si student i UBT-së kanë edhe profesorët që falë punës, përkushtimit, motivimit kam arritur që lehtësisht ti qasem tregut të punës”.

Argjend Berjani

Partnerët tanë

Studio në UBT dhe përfito
të gjitha këto mundësi !

Kjo faqe është specifike për Fakultetin Sistemet e Informacionit,

Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor Programi Master

Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore

www.ubt-uni.net