Dizajn i Integruar

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Programi Dizajn i Integruar ka përshtatur në mënyrë të përsosur të gjitha fushat e dizajnit, me qëllimin e vetëm që studentët të fitojnë njohuri gjithëpërfshirëse dhe të jenë në gjendje t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e një tregu të punës gjithnjë e më të ndryshueshëm.

We are Recognised for Excellence 5 star

Pse të studioni Dizajn i Integruar ?

Në një ekonomi dhe treg gjithnjë të ndryshueshëm, studentët tanë janë të pajisur me aftësi që i bëjnë ata më fleksibilë dhe të përshtatshëm përballë këtyre ndryshimeve. Edhe pse studentët zgjedhin një fushë studimi, ata janë të inkurajuar të studiojnë sa më shumë fusha tjera që e zgjerojnë diapazonin e tyre në sa më shumë ide dhe koncepte, gjë që ndikon në përmirësimin e punës së tyre si dizajnerë. Të diplomuarit nga ky program studimor fitojnë njohuri dhe kompetenca në art dhe dizajn, mendim kritik, struktura dhe materiale, teknologji informative, realitet virtual/shtuar (VR/AR), teori dhe kritikë arti dhe dizajni, punë ekipore dhe shkenca shoqërore.

Specializimet në Bachelor:

● Dizajn Grafik dhe i Komunikimit
● Dizajn i Produkteve
● Dekorim Ndërtesash dhe Mobilim
● Dizajn Mode dhe Tekstili *

 

*(Dizajn Mode dhe Tekstili vetem ne deget Prizren dhe Ferizaj)

Çfarë na dallon?

  1. Marrja e praktikave të punës nga profesorë ndërkombëtarë dhe vendorë nga institucionet me renome, si Mimar Sinan Fine Art University (Turqi), Central Saint Martins (Angli), London College of Fashion (Angli) dhe Parsons School of Design (SHBA)
  2. Sistem i integruar i mësimit të fushave të dizajnit, sikur dizajni grafik, ai i enterierit, dizajn i produktit, dhe modës, do t’ju shndërrojë në konkurrentët më të fortë në tregun e punës dhe do t’ju bëjë fleksibilë për të lëvizur mes profesioneve e fushave të ndryshme
  3. Fakulteti i Dizajnit të Integruar bëhet fakulteti i parë në Kosovë dhe rajon që i aplikon dhe integron në sistemin akademik teknologjitë e Realitetit Virtual (Virtual Reality) dhe Realitetit të Shtuar (Augmented Reality)

Fakte dhe shifra për UBT-në

18000 Studentë
1000 Staf akademik & administrativ
450 Partneritete ndërkombëtare
50 Programe studimi të akredituara
72 Specializime të akredituara

Çka thonë të tjerët për ne?

“Programi që aplikohet në Fakultetin Dizajn i Integruar ofron qasje sistematike kundrejt modës, në kuadër të së cilës zhvillohen koncepte të kërkimit kreativ".

Ilda Bicurri

"Unë zgjodha dijen, e aty ku ishte dija, ishte UBT".

Lazime Imeri

Partnerët tanë

Studio në UBT dhe përfito
të gjitha këto mundësi !

Kjo faqe është specifike për Fakultetin Dizajn i Integruar,

Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor

Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore

www.ubt-uni.net