Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Programi Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë është projektuar posaçërisht për të lidhur parimet shkencore me aplikimet e tyre praktike në industrinë ushqimore, dhe mbi të gjitha, ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, fushë kjo pothuajse aspak e zhvilluar në Kosovë, pikërisht për shkak të mungesës së kuadrove profesionale.

We are Recognised for Excellence 5 star

Pse të studioni Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji ?

Ky program studimi siguron përgatitjen e studentëve me njohuritë dhe shkathtësitë më të larta teknologjike dhe inxhinierike, për t’i përballuar sfidat të kohës dhe ndryshimet e shpejta teknologjike në fushën e inxhinierisë dhe bioteknologjisë ushqimore, ndërkaq përmes specializimeve unike, ky program është risi në Kosovë dhe rajon, prandaj edhe ekspertiza e të diplomuarve është e domosdoshme.

Specializimet në Bachelor:

  • Teknologji e Ushqimit
  • Nutricion (Të Ushqyerit)
  • Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë e Ushqimit

Specializimet në Master:

  • Nutricioni
  • Shkenca dhe Inxhinieria e Ushqimit
  • Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë e Ushqimit

Çfarë na dallon?

  1. Programi më unik dhe dinamik i kësaj fushe në Kosovë, për shkak të specializimeve që kanë sjellë risi në studimin e të ushqyerit dhe bioteknologjisë

  2. Bashkëpunimi i ngushtë me shumë organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, veçanërisht me operatorët ekonomikë në fushën e kontrollit të cilësisë, prodhimit dhe përpunimit të ushqimeve
  3. Mundësia e punës praktike në laboratorët e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme për përgatitje, analizë dhe testim të produkteve ushqimore

Fakte dhe shifra për UBT-në

18000 Studentë
1000 Staf akademik & administrativ
450 Partneritete ndërkombëtare
50 Programe studimi të akredituara
72 Specializime të akredituara

Çka thonë të tjerët për ne?

"Duke e falënderuar Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, unë kam arritur që këto aftësi të mira menaxheriale t’ua shpalosë punëtorëve, gjë që ka ndikuar në rritjen e cilësisë”

Bardh Kastrati

"Studimet në UBT më kanë ndihmuar që të perfeksionoj linjat teknologjike të prodhimit të produkteve ushqimore në kompaninë ku unë punoj. Gjithashtu, kam fituar njohuri të mjaftueshme për zgjidhjen e problemeve teknologjike që shfaqen gjatë prodhimit"

Bahtir Gashi

Partnerët tanë

Studio në UBT dhe përfito
të gjitha këto mundësi !

Kjo faqe është specifike për Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji,

Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor Programi Master

Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore

www.ubt-uni.net