Inxhinieri e Energjisë

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Me ritmin e shpejtë të përparimit teknologjik, sikurse çdo vend tjetër, edhe Kosova ka nevojë emergjente për gjetjen e formave të reja të prodhimit të energjisë, duke i ulur kostot e shpenzimeve dhe duke e ruajtur ambientin. Kjo është arsyeja pse programi i Inxhinierisë së Energjisë ka për qëllim t’i përgjigjet nevojës së Kosovës për personel të kualifikuar, që do të punojë në kuadër të prodhimit dhe shpërndarjes së elektricitetit, si edhe në industritë e ndërlidhura shërbyese.

We are Recognised for Excellence 5 star

Pse të studioni Inxhinieri e Energjisë ?

Të vetëdijshëm se inxhinierët e sotëm duhet të jenë të aftë t’i zgjidhin problemet komplekse dhe shumë të fokusuara praktike, si dhe ato të fushave të inxhinierisë, misioni i këtij programi studimor është t’i kontribuojë studimit të inxhinierisë energjetike në bazë të programeve dhe përvojës evropiane dhe amerikane. Prandaj, ky program studimi krijon ekspertë shumë të përgatitur për të përballuar të gjitha sfidat e së ardhmes në fushën e energjisë.

Specializimet në Bachelor:

  • Bazat e Burimeve të Energjisë
  • Ruajtja e Energjisë
  • Energjia Efiçiente
  • Teknologjia e Informacionit
  • Menaxhimi i Energjisë
  • Elektrikë Elektronikë
  • Sistemet e Qëndrueshme
  • Izolimi i Ndërtesave
  • Sistemet e Ngrohjes dhe Ftohjes

Çfarë na dallon?

  1. Niveli i lartë i profesional në përgatitjen ekspertëve që ofrojnë zgjidhje të përhershme në lidhje me problemet me inxhinierinë e energjisë, rrjetet e zgjuara, energjitë e ripërtëritshme, energjinë diellore, energjinë termike, ndikimin mjedisor të energjisë, etj.
  2. Tërë puna praktike zhvillohet në Laboratorin e Inxhinierisë së Energjisë, si projekt i përbashkët i UBT-së dhe BE-së
  3. Mbi 98% e të diplomuarve në Inxhinieri të Energjisë tashmë janë të punësuar

Fakte dhe shifra për UBT-në

18000 Studentë
1000 Staf akademik & administrativ
450 Partneritete ndërkombëtare
50 Programe studimi të akredituara
72 Specializime të akredituara

Çka thonë të tjerët për ne?

“Me ndihmën e UBT- së, si dhe në bazë të njohurive që kam mbledhur në këtë institucion, më është mundësuar kryerja me sukses e kësaj praktike. Prandaj, falënderoj stafin mësimdhënës të departamentit tim, të cilët më kanë ofruar mbështetje gjatë këtij udhëtimi im profesional”

Djellza Prebreza

Partnerët tanë

Studio në UBT dhe përfito
të gjitha këto mundësi !

Kjo faqe është specifike për Fakultetin Inxhinieri e Energjisë,

Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor

Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore

www.ubt-uni.net