Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë është me i madhi i kësaj fushe në vend dhe rajon, dhe si i tillë, procesin mësimor e kërkimet shkencore i zhvillon duke u bazuar në infrastrukturën moderne dhe laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative, që ndikojnë në formimin e ekspertëve të kompletuar në fushën e inxhinierisë softuerike, bazës së të dhënave, rrjeteve dhe telekomunikacionit, ueb programimit, grafikës kompjuterike dhe multimedias, robotikës, bioinformatikës dhe sigurisë.

We are Recognised for Excellence 5 star

Pse të studioni Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri ?

Studentët e shkencave kompjuterike studiojnë të gjitha proceset që ndërlidhen me zhvillimin e softuerëve, dizajnimin dhe implementimin e rrjetave kompjuterike dhe telekommunikuese, dizajnimin, krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të të dhënave, si dhe mundësitë e reja të të mësuarit të makinave robotike. Të gjitha njohuritë e fituara në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhje Inxhinierisë ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në një kontekst të shumëllojshëm biznesor, shkencor dhe shoqëror.

Specializimet në Bachelor:

  • Inxhinieri e Sistemeve Softuerike
  • Databazë dhe Sisteme Informative
  • Rrjetet dhe Telekomunikimi
  • Grafikë Kompjuterike dhe Multimedia
  • Ueb Programimi
  • Robotikë dhe Sisteme Inteligjente
  • Bioinformatikë
  • Siguria dhe Sigurimi i Informacionit

Specializimet në Master:

  • Inxhinieri e Sistemeve Softuerike
  • Databazë dhe Sisteme Informative
  • Shkenca e të Dhënave
  • Inxhineria e Komunikimit
  • Programimi i Ueb-it
  • Multimedia dhe Vizualizim
  • Informatika Shëndetësore

Çfarë na dallon?

  1. Jemi shkolla më e madhe e shkencave kompjuterike në Kosovë dhe rajon
  2. Mbi 98% e studentëve të cilët mbarojnë studimet në këto program janë të punësuar brenda dhe jashtë Kosovës
  3. Diplomë e njohur ndërkombëtarisht dhe mundësi për studime jashtë vendit përmes programit Erasmus+

Fakte dhe shifra për UBT-në

18000 Studentë
1000 Staf akademik & administrativ
450 Partneritete ndërkombëtare
50 Programe studimi të akredituara
72 Specializime të akredituara

Çka thonë të tjerët për ne?

"UBT më ka ofruar hapat e parë në fushën e teknologjisë dhe mundësinë për të filluar karrierën dhe zhvillimin profesional. Mund të them me plot bindje se njohuritë që i kam marrë në UBT, më kanë shërbyer shumë gjatë të gjitha përvojave në punë”.

Arton Jashari

"E veçantë e studimeve në UBT është se i përgatitë studentët për tregun e punës. Organizimi dhe metodat e ofruara për studime në UBT janë të përditësuara me nevojat aktuale që kërkohen në fushën e teknologjisë".

Flon Sylejmani

"UBT është qendër rajonale për studime në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, pasi që këtë më së miri e dëshmon përqindja e madhe e studentëve të cilët janë kyçur në tregun vendor e ndërkombëtar të punës. UBT është mundësia më e mirë që ofrohet në tregun e arsimit në Kosovë, është institucion i mundësive dhe që i zhvillon studentët, si nga ana akademike, ashtu edhe nga ajo praktike me projekte të ndryshme që ofrohen".

Majlindë Jahiu

Partnerët tanë

Studio në UBT dhe përfito
të gjitha këto mundësi !

Kjo faqe është specifike për Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri,

Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor Programi Master

Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore

www.ubt-uni.net