Fakulteti Inxhinieria Ndërtimore është lider në ndarjen dhe shpërndarjen e njohurive, si bazë për një zhvillim të integruar dhe të qëndrueshëm në shkallë vendi dhe më gjerë, që ka fokus primar arsimimin e lartë dhe zhvillimin profesional të studentëve (inxhinierëve të ardhshëm), bazuar në modelin e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ky program u ofron studentëve mundësi të madhe për t’u punësuar në të gjitha fushat e ndërtimit, industrisë dhe sektorë të tjerë. Programet e dizajnuara dhe të modeluara sipas modeleve dhe standardeve të kartës së Bolonjës, hapin mundësi studimi në dy nivele, Bachelor dhe Master.
Specializimet në Bachelor:
Specializimet në Master:
“Unë dhe të gjithë kolegët e gjeneratës sime të studimeve master në UBT, jemi të punësuar dhe vijmë nga një përvojë e mirë praktike disavjeçare. Një student i nivelit master pranë UBT-së është një kuadër i kompletuar për marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të fushës që i takon dhe është një kuadër i përgatitur mirë për nevojat e tregut të punës. Për këtë ndikim të madh kanë profesorët dhe pjesa tjetër e stafit të UBT-së, të cilët na kanë përkrahur dhe na kanë ndihmuar në të gjitha aspektet dhe gjatë gjithë kohës".
“Pasi që më janë pranuar studimet themelore që i kam përfunduar në UBT, unë kam gjetur punë si asistent i inxhinierit kryesor në një kompani ndërtimi në Gjermani. Kur e kam zgjedhur UBT-në, e kam ditur që diploma ka shumë vlerë, por njohja e saj në nivel ndërkombëtar vetëm se e forcon bindjen tonë”.
“Falë angazhimit tim kam arritur këtu ku jam, ndërsa UBT mund të them që ka qenë udhërrëfyesi për të ardhmen, e njohuritë që kam fituar në UBT gjatë studimeve, kanë qenë themelore dhe shpresë se në një të ardhme të afërt mund të arrij suksesin e dëshiruar, gjë që edhe ka ndodhur”.
Kjo faqe është specifike për Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit,
Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor
Programi Master
Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore
www.ubt-uni.net