Programi ofron njohuri dhe përgatit ekspertë te arkitekturës për identifikimin dhe analizën e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin në arkitekturë. Çështjet kyçe arkitektonike, urbanistike, inxhinierike dhe të mirëmbajtjes lidhen me parametra të tjerë të rëndësishëm, si vlera shoqërore, estetike dhe ekologjike. Fakulteti ofron specializime ne fushat më të kërkuara në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, prandaj studentët e diplomuar gjenden shumë mirë në tregun e punës.
“Pranimi nga UBT në Universitetin Politeknik të Milanos nuk ka qenë aspak një pengesë për mua. Njohuritë që kam marrë në UBT janë të përafërta me ato që jam duke i studiuar tani. Mundësitë që më janë dhënë pas përfundimit të studimeve në UBT, më bëjnë më tepër entuziaste që të vazhdoj më tutje karrierën time profesionale dhe një ditë të jem në gjendje të kontribuoj në edukimin për një arkitekturë të mirëfilltë”.
“Programi UBT-së për Arkitekturë të mundëson të zhvillohesh shumë në aspektin profesional sepse me njohuritë dhe eksperiencën që e fiton në UBT, bëhesh mjaftueshëm i përgatitur për t’u ballafaquar me sfidat në punën profesionale”.
“UBT na ka ofruar shumë mundësi, si në aspektin teorik dhe praktik. Njëherësh, edhe kemi pasur bashkëpunim në formë të punëtorive të organizuara, si dhe internshipeve në kuadër të fakultetit. Në UBT mësimi zhvillohet me sistemeve inovative e moderne".
Kjo faqe është specifike për Fakultetin Arkitekturë,
Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor
Programi Master
Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore
www.ubt-uni.net