Arkitekturë

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor është prijës në ndërtimin e kompetencave që arrijnë dhe tejkalojnë nevojat aktuale të shoqërisë, duke synuar më pas gjenerimin e kompetencave për t'u përballur me sfidat e dimensionit global. Përmes infrastrukturës moderne dhe laboratorëve të sofistikuar, ofrohen studimet më cilësore, që e kompletojnë formimin e studentëve në fushat e arkitekturës, inxhinierisë, dizajnit të enterierit, dizajnit urban dhe restaurimit.

We are Recognised for Excellence 5 star

Pse të studioni Arkitekturë ?

Programi ofron njohuri dhe përgatit ekspertë te arkitekturës për identifikimin dhe analizën e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin në arkitekturë. Çështjet kyçe arkitektonike, urbanistike, inxhinierike dhe të mirëmbajtjes lidhen me parametra të tjerë të rëndësishëm, si vlera shoqërore, estetike dhe ekologjike. Fakulteti ofron specializime ne fushat më të kërkuara në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, prandaj studentët e diplomuar gjenden shumë mirë në tregun e punës.

Çfarë na dallon?

  1. Shkallë e lartë e studentëve të diplomuar dhe të punësuar në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar
  2. Specializimet më unike dhe gjithëpërfshirëse në fushën e arkitekturës
  3. Diplomë e njohur ndërkombëtarisht dhe mundësi studimi jashtë vendit përmes bashkëpunimeve me universitetet partnere

Fakte dhe shifra për UBT-në

18000 Studentë
1000 Staf akademik & administrativ
450 Partneritete ndërkombëtare
50 Programe studimi të akredituara
72 Specializime të akredituara

Çka thonë të tjerët për ne?

“Pranimi nga UBT në Universitetin Politeknik të Milanos nuk ka qenë aspak një pengesë për mua. Njohuritë që kam marrë në UBT janë të përafërta me ato që jam duke i studiuar tani. Mundësitë që më janë dhënë pas përfundimit të studimeve në UBT, më bëjnë më tepër entuziaste që të vazhdoj më tutje karrierën time profesionale dhe një ditë të jem në gjendje të kontribuoj në edukimin për një arkitekturë të mirëfilltë”.

Andelina Biqkaj

“Programi UBT-së për Arkitekturë të mundëson të zhvillohesh shumë në aspektin profesional sepse me njohuritë dhe eksperiencën që e fiton në UBT, bëhesh mjaftueshëm i përgatitur për t’u ballafaquar me sfidat në punën profesionale”.

Faton Sertolli

“UBT na ka ofruar shumë mundësi, si në aspektin teorik dhe praktik. Njëherësh, edhe kemi pasur bashkëpunim në formë të punëtorive të organizuara, si dhe internshipeve në kuadër të fakultetit. Në UBT mësimi zhvillohet me sistemeve inovative e moderne".

Erona Jakaj

Partnerët tanë

Studio në UBT dhe përfito
të gjitha këto mundësi !

Kjo faqe është specifike për Fakultetin Arkitekturë,

Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor Programi Master

Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore

www.ubt-uni.net