Arti dhe Mediat Digjitale

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Studentë tanë të ardhshëm i përkasin epokës digjitale, prandaj zotërimi i teknologjive digjitale, si programet e ndryshme kompjuterike dhe informacioni digjital, janë tashmë rutinë dhe pothuajse intuitive. Studentët zhvillojnë aftësi kërkimore, analitike, konceptuale dhe të të shkruarit, si dhe përvetësojnë aftësi në krijimin e animacionit nga dizajni fillestar, e deri tek produkti përfundimtar (film, video, animacione dhe lojëra të simuluara, kampanja të ndryshme inovative, modele 3D dhe vepra arti). Programi Arti dhe Mediat Digjitale është një shembull dhe platformë profesionale për zhvillimin e mëtejshëm për inkuadrimin në fushat profesionale për punësim në industrinë kreative.

We are Recognised for Excellence 5 star

Pse të studioni Arti dhe Mediat Digjitale ?

Përqendrimi në praktikat individuale e bashkëpunuese, në teknologjinë e re dhe realizimin e ekspozitave, e bën këtë një program teorik dhe kritik për të sfiduar dhe kontekstualizuar kërkimet individuale dhe vendosjen e veprave në hapësirë. Përveç kësaj, studentët do të njihen me proceset e nevojshme për të inicuar dhe realizuar projekte, duke zhvilluar dhe paraqitur propozimet dhe strukturat bashkëpunuese të punës. Gjithashtu, aplikohen praktikat, zhvillimi dhe hulumtimi në marrëdhënien midis artit, filmit, video-lojërave, dizajnit dhe hapësirës publike, duke punuar së bashku me artistë, kuratorë, galersitë, kritikë të artit, filozofë, 3D dizajnerë, dizajnerë të lojërave kompjuterike dhe regjisorë.

Çfarë na dallon?

  1. Kurrikula e inspiruar nga Akademia AVA Ljublana, Central Saint Martins, nga ekspertë ndërkombëtarë, si dhe nga master classes me artistë dhe kuratorë
  2. Marrëveshjet me industrinë, sistemi i artit vendor, qasjet në biennalet ndërkombëtare, festivalet e filmit, çmimet për gara në industrinë e artit, filmit, industrinë e lojërave kompjuterike
  3. Zhvillimi profesional akademik dhe zhvillimi profesional për qasjet në botën e artit

Fakte dhe shifra për UBT-në

18000 Studentë
1000 Staf akademik & administrativ
450 Partneritete ndërkombëtare
50 Programe studimi të akredituara
72 Specializime të akredituara

Çka thonë të tjerët për ne?

"Arritja e 500 pikëve, që është pragu i të aplikuarit për çmime të ekselencës në Evropë, tash edhe në mbarë globin, është arritje e madhe, e UBT e ka arritur... Është bërë pak punë në Rumani, por përsëri, jo në sektorin e arsimit, prandaj vërtetë UBT është prijës”.

Andre Haynes, ekspert i ekselencës

Partnerët tanë

Studio në UBT dhe përfito
të gjitha këto mundësi !

Kjo faqe është specifike për Fakultetin Arti dhe Mediat Digjitale,

Për më shumë detaje rreth këtij fakulteti:
Programi Baçelor

Për çdo informatë rreth UBT-së mund të drejtoheni në faqen kryesore

www.ubt-uni.net